Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

VIDEO/ Vëllezërit Williams eliminojnë Atleticon, Bilbao në finalen e 40-të në histori

Athletic Bilbao kalon në finalen e Kupës së Mbretit. Baskët e drejtuar nga Ernesto Valverde triumfuan edhe në “San Mames” me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Atleticos së Madridit, pas suksesit minimal 1-0 në ndeshjen e parë dhe u kualifikuan në finale, ku do të diskutojnë trofeun me Mallorcën e Vedat Muriqit.

Vëllezërit Williams ishin protagonistë absolutë të ndeshjes, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes me nga një gol e një asist secili. Simeone provoi të shkundë madrilenët, por pa rezultat, pasi Bilbao gjeti edhe golin e tretë me anë të Guruzetas dhe vulosi përfundimisht kualifikimin.

Lexo edhe:

Baskët konfirmohen kështu një ndër skuadrat eksperte të Kupës së Mbretit, pasi finalja e Sevillas do të jetë e 40-ta për ta në histori, teksa në 39 të parat kanë fituar 23 herë dhe kanë humbur 16 të tjerat. Misioni i radhës i Bilbaos është të ngrejë lart Kupën që mungon prej 1984-ës, pasi 6 finalet e fundit radhazi kanë dështuar.

Nga ana tjetër Atletico e Simeones heq dorë nga një tjetër trofe sezonal, pas kampionatit, teksa ka mbetur në garë vetëm në Champions League, ku do t’i duhet të përmbysë humbjen 1-0 ndaj Interit për të vijuar më tej.

 

Kupa e Mbretit
Gjysmëfinalja e dytë

ATHLETIC BILBAO-ATLETICO MADRID 3-0 (Inaki Williams 13′, Nico Williams 42′, Guruzeta 61′)

42′ Sërish vëllezërit Williams. Inaki i kthen reston Nicos, 2-0 për Bilbaon. 

 

13′ Eurogol i Inaki Williams. Godet fluturimthi topin e krosuar nga vëllai Nico, duke mposhtur Oblak dhe duke ndezur festën në stadium.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...