Bundesliga

VIDEO/ Vendos goli i Lewandowskit, Bayerni prek titullin e 10 radhazi

Bayerni i Mynihut triumfon me rezultatin minimal 1-0 ndaj Augsburguit dhe tani e sheh veten vetëm 6 pikë larg titullit të 10 kampion radhazi në Bundesligë. Bavarezët e Nagelsmann lanë pas krahëve humbjen ndaj Villarealit në Champions dhe shënuan golin e vetëm të ndeshjes me anë të Robert Lewandowskit, i cili ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 82-të.

Me këtë fitore Bayerni i Mynihut ngjitet në kuotën e 69 pikëve, 9 më tepër se Borussia e Dortmundit që e ndjek, teksa kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të sezonit.

Wolfsburgu “shfryn” ndaj Arminia Bielefeld, duke fituar 4-0 dhe duke hedhur një hap shumë ët rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës në elitën e futbollit gjerman. Nmecha shënoi dy herë në pjesën e parë për vendasit, ndërsa rezultatin e vulosën Arnold dhe Kruse në fillim të pjesës së dytë.

Në sfidat e tjera, Kolni triumfoi me shifrat 3-2 ndaj Mainzit, ndërsa Borussia Monchengladbach mori tre pikët në transfertën ndaj Greuther Furth, falë fitores me rezultatin 0-2.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency