Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan në pjesën e parë nga Swiderski (41′) i dhuroi fitoren polakëve, në një ndeshje ku kuqezinjtë patën mundësinë për të marrë diçka më tepër.

Nuk nis në mënyrën e duhur as aventura e trajnerit Sylvinho në krye të Shqipërisë, por skuadra e tij tregoi një fytyrë ndryshe. Duke nisur që nga skema e përdorur, me një 4-3-3, që dha sinjalin se ndaj Polonisë ishim të barabartë.

Shqipëria doli duarbosh në një ndeshje ku mund të merrte pikë për atë që lojtarët kuqezi dhanë në fushë, sidomos në pjesën e dytë, ku nuk munguan rastet për gol.

Kombëtarja rikthehet në fushë në qershor, ndaj Moldavinë dhe Ishujve Faroe. Në anën tjetër, polakët marrin tri pikët e para në grupin E dhe pozicionohen të dytët pas dy ndeshjesh. Çekia u ndal në një barazim 0-0 në Moldavi.

Eliminatoret e Euro 2024
Grupi E

POLONI-SHQIPËRI 1-0 (Swiderski 41′)

Kronika e ndeshjes:

88′ Rasti më i mirë për Shqipërinë. Zbritje e bukur e kuqezinjve. Seferi gjen Uzunin, i cili nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë!

 

84′ Tenton Polonia me anë të Lewandowskit, topi përfundon jashtë.

 

79′ Vertikalizim i bukur për Seferin, i cili kthen topin në zonë. Pa rrezik për mbrojtjen vendase.

 

63′ Lewandowski kalon mes mbrojtjes kuqezi. Kalon edhe Strakoshën me një parabolë, Mihaj eviton golin e dytë të polakëve.

 

62′ Provon sërish Asllani, e pasaktë goditja e mesfushorit të Interit.

58′ Asllani gjen bukur Uzunin. Gjuan sulmuesi, grushton portieri polak në këndore. Tenton edhe Asllani, grushton sërish Szczesny.

 

41′ Polonia kalon në avantazh me anë të Karol Swiderskit.

 

29′ Asllani e tepron me mbajtjen e topit, ia rrëmben Lewandowski. Fantastik Mihaj, i cili eviton rrezikun dhe fiton faull ndaj sulmuesit të Barcelonës.

 

22′ Cikalleshi karikon të majtën, grushton në trekëndësh por Szczesny.

 

20′ Goditje dënimi për Shqipërinë. Kroson Asani, largohet topi në këndore.

 

14′ Tenton Zalewski nga larg, pret në dy kohë Thomas Strakosha.

 

7′ Presing i Uzunit dhe Cikalleshit. Sulmuesi rrëmben një top dhe futet në zonë. Mbrojtja polake largon topin.

 

FORMACIONI I SHQIPËRISË

Sylvinho ka vendosur në lidhje me formacionin zyrtar të Shqipërisë në takimin ndaj Polonisë në Varshavë. Kuqezinjtë fillojnë eliminatoret e Euro 2024 mbrëmjen e sotme duke nisur prej orës 20:45. Sfida do të transmetohet në SuperSport 2.

Mes shtyllave do të jetë  Thomas Strakosha. Mbrojtja do t’i besohet Marash Kumbullës dhe Enea Mihajt në qendër, ndërsa krahët Ivan Balliut dhe kapitenit Elseid Hysaj. Treshja e mesfushës do të formohet nga Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Sokol Cikalleshi do të jetë në majën e sulmit.

Lexo edhe:

Kavajasi do të mbështetet nga krahët nga Myrto Uzuni dhe Jasir Asani. Shqipëria është pjesë e grupit E. Përveç polakëve, rivalët e tjerë do të jenë Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...