Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

VIDEO/ Vendos një mbrojtës, Manchester City eliminon Arsenalin

Goli i Nathan Ake vendosi sfidën Manchester City-Arsenal. Dueli i raundit të 1/16-ve në FA Cup, u mbyll 1-0 për skuadrën e Pep Guardiolës, që iu fal golit të bukur të qendërmbrojtësit holandez për të thyer rivalët e mëdhenj në Premier League.

Kjo është hera e parë në histori që “Cityzens” fitojnë ndaj Arsenalit në një ndeshje të kompeticionit FA Cup.

Sa i përket kampionatit, skuadra e Mikel Artetës kryeson me 50 pikë pas fazës së parë, pesë më shumë se kampionët në fuqi, të cilët kanë zhvilluar edhe një ndeshje më shumë se Topçinjtë.

FA CUP, raundi i 1/16-ve
MANCHESTER CITY-ARSENAL 1-0 (Ake 64′)

Kronika e ndeshjes:

67′ Reagon Arsenali. Eddie Nketiah i afrohet barazimit, topi largohet në këndore.

 

64′ Goooooooooool. Manchester City në avantazh. Julian Alvarez ndalet nga shtylla, Jack Grealish pason për Nathan Ake, me mbrojtësin holandez që realizon një gol të bukur.  

 

25′ Manchester City pranë golit, por goditja e bukur e Kevin De Bruyne përfundon ngjitur me shtyllën. Drithërima në portën e Arsenalit.

 

21′ Arsenali rrezikon me Leandro Trossard. Belgu lëviz bukur në krahun e majtë, por gjuajtja e tij grushtohet nga portieri Stefan Ortega.

 

Krahas duelit në distancë në Premier League, Man. City dhe Arsenal përballen në një sfidë direkte në fazën e 1/16-ave të FA Cup, trofeut të dytë më të rëndësishëm në Angli.

Një sfidë me eliminim direkt, teksa në rast barazimi, do të duhet të përsëritet në një datë tjetër, në “Emirates Stadium” të Londrës, megjithatë Guardiola dhe Arteta nuk janë kursyer në përzgjedhjen e formacioneve, pasi duan të mbyllin llogaritë që këtë mbrëmje.

Formacionet zyrtare

Lajme të tjera

Bundesliga

Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer...

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...