Featured

VIDEO/ “Vepër arti” nga Richarlison, Brazili thyen me spektakël Serbisë

Nuk është Neymar, as Vinicius Junior apo Raphinha, por Richarlison heroi i momentin për Brazilin në këtë Botëror. Sulmuesi i Tottenhamit realizoi ndoshta golin që do të shpallet më u bukuri i “Katar 2022” në sfidën ndaj Serbisë, e fundin e raundit të parë të fazës së grupeve, e fituar 2-0 nga “Seleçao”. Një vepër arti e ofruar nga qendërsulmuesi 25-vjeçar, vetëm 11 minuta pasi kishte zhbllokuar sfidën.

E pamundur për Serbinë që të bënte më shumë përballë pesë herë kampionëve të botës, të cilët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, gjithsesi, përfaqësuesja ballkanase i ka mundësitë për ta kaluar grupin, por do t’i duhet ndoshta të marrë maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e mbetura kundër Kamerunit dhe Zvicrës.

Brazil – Serbi 2-0

Shënues: Richarlison 63′, 74′

81′ – Frymëzohet edhe Casemiro, çfarë mekati që topi nuk përfundoi në rrjetë!

 74′ – Magji e sulmuesit të Tottenhamit, Richarlison. Realizon me një gjysmëroveshatë një nga golat më të bukur të Botërorit, 2-0. 

63′ – Gooooool! Thyhet pas 63 minutave lojë Serbia, shënon Richarlison, 1-0.

60′ – I pafat Alex Sandro, goditja e tij stampohet nga shtylla.

46′ – Pjesa e dytë nis me një rast të pastër të Neymarit (gabon portieri dhe mbrojtësi serb), por sulmuesi i PSG ndalet nga Mlinkovic-Savic.

35′ – kombinime të bukura të brazilianëve, por finalizimi i Raphinhas nuk ka forcë dhe saktësinë e duhur.

27′ – Disa momente të rrezikshme në portën e Serbisë, por tregohet i kujdesshem portieri serb, si në këtë rast kur ndal Vinicius Juniorin.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency