Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ “Vetëvrasje” e Dortmund, Mainzi afron Bayernin me titullin

Çmenduri në “Signal Iduna Park”, aty ku Borussia Dortmund po humbet 0-2 përballë Mainz. Sfida e fundit e kampionatit duhet fituar për të mbërritur te titulli kampion. Por verdhezinjtë po shkatërrojnë gjithçka deri tani.

Andreas Hanche-Olsen dhe Karim Onisiwo shokuan tifozët vendas. Në mes një penallti e humbur nga Sebastian Haller, si për të konfirmuar se kjo e shtunë do zgjasë gjatë dhe do ketë vuajtje.

Lexo edhe:

Buzëqesh Bayern Munchen, që kryeson 0-1 në Koln falë eurogolit të Kingsley Coman. Bavarezët janë kampionë për momentin, por Borussia nuk dorëzohet kurrë dhe në fraksionin e dytë do synojë përmbysjen epike.

 

Borussia Dortmund-Mainz po transmetohet në SuperSport 2, Koln-Bayern Munchen në SuperSport 3.

 

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...