Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Vijojnë thumbimet, Rooney: Të gjithë janë xhelozë për CR7, përveç njërit

Vazhdojnë thumbimet në distancë mes Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldos. Ish-goleadori anglez, i cili ka luajtur e fituar trofe me portugezin te Manchester United, dha një këshillë për drejtuesit e “Djajve të Kuq” pas barazimit ndaj Leicester City.

Në një talk show futbolli në Sky Sports, legjenda e United, aktualisht trajner i Derby County në Championship, bëri thirrje që Ronaldo të largohej këtë verë së bashku me Paul Pogba, duke pretenduar se rikthimi i tij nuk kishte qenë në interesin e klubit.

Skuadra nuk ka bërë aspak përparim sipas anglezit, teksa nuk vonoi replika e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Në një foto që postoi Rooney bashkë me Jamie Carragher dhe prezantuesin David Jones, portugezi bëri një koment të shkurtër: “Dy xhelozë”.

CR7 nuk i ka pritur aspak mirë kritikat e ish-shokut të skuadrës, teksa Rooney, gjatë konferencës për shtypin, reagoi në lidhje me xhelozinë, duke futur në lojë edhe Leo Messin, rivalin e përjetshëm të Ronaldos.

Ndoshta nuk ka asnjë lojtar në botë që nuk është xheloz për Cristianon. Për karrierën që ka zhvilluar, për trofetë dhe paratë e fituara, si dhe për fizikun e tij. Askush, përveç Messit… ”, deklaroi ish-sulmuesi i famshëm anglez.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...