Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Vijon periudha e errët për Leeds, “bie” në transfertë ndaj Fulham

Leeds United nuk po mundet të ndalë nga periudha e errët në këtë fund sezoni teksa u mposht në transfertë nga Fulham me shifrat 2-1. Fraksioni i parë u mbyll pa gola, teksa emocionet ishin rezervuar për pjesën e dytë. Ishin vendasit të cilët gjetën të parët rrugën e rrjetës teksa shënoi Ëilson në minutën e 58-të.

Edhe pas golit, Fulham nuk e “hoqi këmbën nga gazi” duke kërkuar me glm dyfishimin. Dhe në fakt, Fulham e gjeti edhe golin e dytë me anë të Pereiras duke e menduar si në “kasafortë” tre pikëshin. Por, një autogol i Palhinhas rihapi ndeshjen me Leeds që provoi dhe këmbnguli deri në fund për barazimin.

Lexo edhe: 

Gjithsesi, Fulham rezistoi dhe doli me tre pikët nga Craven Cottage teksa tashmë skuadra e drejtuar nga Marco Silva ngjitet në kuotën e 45 pikëve në vend të nëntë ndërsa nga ana tjetër, Leeds mbetet me 29 pikë në vend të 16-të e përfshirë në garën e mbijetesës.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...