Serie A

VIDEO/ Vjen goli i parë në “Olimpico”, një adoleshent ndëshkon Romën e Mourinhos

Zhbllokohet ndeshja Roma-Atalanta. Ekipi begamask ka kaluar në avantazh në minutën e 35’ me anë të Giorgio Scalvinit.

18-vjeçari italian mposhti portugezin Rui Patricio me një goditje të bukur nga jashtë zonës, duke gjetur golin e parë sezonal në Serie A.

Supersfida e Serie A nisi me dëmtimin e Paulo Dybala në nxemje, teksa ekipi mik humbi shërbimet e portierit Musso në minutën e tetë.

Nëse ia del të ruajë avantazhin e siguruar nga Scalvini, Atalanta do të jetë në krye të renditjes me 17 pikë, në pritje të duelit Milan-Napoli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency