Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Vllazni e bukur, dominuese dhe e pafat: Tirana reziston në “Air Albania”

Duhet të presim ende për të shijuar golin e parë për vitin 2022 në Abissnet Superiore. Tirana-Vllaznia nuk prodhoi asnjë gol, njësoj siç ndodhi në takimin tjetër të javës së 16-të, ai mes Skënderbeut dhe Laçit.

Ekipi shkodran zhvilloi një nga ndeshjet më të mira sezonale, dominoi kryesuesit bardheblu në “Air Albania”, por shpërdoroi raste pafund dhe regjistroi takimin e pestë radhazi pa fitore ndaj Tiranës në kampionat.

Në kryeqytet ndodhi gjithçka: që nga fillimi i sfidës me një minutë heshtje dhe banderolë në nderim të Ramazan Rragamit, problemet për anësorin Çokaj, ofendimeve të Da Silvës kundrejt trajnerit Brdaric për zëvendësimin e shpejte, duelin mes Aralica dhe Behiratche, golit të anuluar të Xhixhës, provokimit të tifozëve vendas ndaj shkodraneve, por edhe mjeteve piroteknike dhe stolave të thyer të hedhur në fushë.

Ante Aralica nuk do ketë pasur kurrë në karrierë brenda një ndeshje kaq raste sa sot, teksa të rrezikshëm u shfaqën edhe Liridon Latifi, Ardit Krymi dhe Fjoart Jonuzi për shkodranët, të cilët u ndalën nga Visar Bekaj, më i miri te skuadra vendase.

Tirana gjeti golin me anë të Redon Xhixhës në pjesën e dytë, por sulmuesi bardheblu ishte më i avancuar se lojtarët kundërshtarë. Vllaznia vijoi të krijonte dhe të ishte e rrezikshme, por pa shënuar dot.

Barazimi i sotëm ka ngjitur Tiranën në kuotën e 34 pikëve në krye të renditjes, me gjashtë pikë më shumë se Laçi dhe Kukësi (luan përballë Dinamos), ndërsa kuqeblutë e Thomas Brdaric mbetën në vend të katërt me 26 pikë.

Abissnet Superiore, java e 16-të
Tirana-Vllaznia 0-0

 79′ Ekipi mik nuk heq dorë nga sulmet. Aralica pason për Mustedanagic, i cili gjuan nga brenda zonës. Hapja e Najdovskit shpëton ekipin kryesues.

 

 63′ Vllaznia përsëri në sulm. Dalje e pasigurt e Bekajt, Latifi tregon egoist nuk pason për shokët e ekipit dhe godet shumë lart.

 

 61′ Sërish Aralica i vetëm përballë Bekajt, por sulmuesi kroat nuk përfiton nga një krosim i bukur dhe gjuan jashtë me kokë.

 

 58′ Liridon Latifi gjuan drejt portës, devijon Visar Bekaj në këndore.

 

 49′ Tirana gjen golin me anë të Redon Xhixhës, por nuk vlen për shkak të pozicionit të parregullt të sulmuesit kurbinas.

 

 46′ Skuadra shkodrane e fillon në sulm edhe pjesën e dytë. Aralica vepron bukur, por gjuajtja e tij devijohet. Tenton edhe Jonuzi, grushton Bekaj.

 

 45+7′ Një tjetër mundësi për ekipin shkodran, por gjuajtja e Krymit devijohet nga një mbrojtës vendas në këndore.

 

 

 45+2′ Vllaznia përsëri e rrezikshme. Ardit Krymi synon trekëndëshin e portës bardheblu, por topi përfundon mbi tra.

 

 

 44′ Rasti më i mirë i ndeshjes. Dalje e bukur e Vllaznisë, Mustedanagic nxjerr Aralicën të vetëm përballë Bekajt, pritje e shkëlqyer e “gardianit” të Tiranës.

 

 41′ Duel mes Aralica dhe Behiratche. Mbrojtësi vendas godet sulmuesin e Vllaznisë, Enea Jorgji sheh pamjet në VAR, por në fund nuk merr asnjë vendim dhe vendos të vazhdojë lojën.

 

 24′ Da Silva zemërohet keq për zëvendësimin me Mustedanagic. Braziliani pësoi një dëmtim dhe po kurohej, teksa stafi teknik i ekipit shkodran u nxitua duke e zëvendësuar. Da Silva donte të vijonte lojën dhe nuk i kursen ofendimet ndaj trajnerit Brdaric.

 20′ Gabon Gurishta, por Redon Xhixha nuk përfiton dhe godet mbi tra, duke humbur një mundësi të mirë.

 

 17′ Aralica gjendet i lirë në zonën e Tiranës dhe ka një shans të mirë për të kaluar kuqeblutë në avantazh, por gjuan keq me kokë.

 

 15′ Aralica tenton me një veprim akrobatik, por koordinimi i sulmuesit të ekipit mik është i pasaktë.

 

13′ Liridon Latifi krijon panik në zonën kundërshtare, por Bekaj kontrollon pa probleme topin e lojtarit dardan.

 8′ Tifozët shkodranë hedhin disa tymuese në fushë, ndërpritet ndeshja për disa çaste.

 Probleme për anësorin Çokaj, i cili ka probleme me shikimin pas një mjeti piroteknik që hidhet pranë tij nga tifozeria mike. Stafi mjekësor i Vllaznisë i vjen në ndihmë arbitrit anësor.

 Takimi fillon me një minutë heshtje për Ramazan Rragami, legjendës së futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Tifozët shkodranë hapin edhe një banderolë në kujtim të tij.

Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Totre, Limaj, Toli; Seferi, Hoti, Xhixha
Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic; Gurishta, Adili, Fallou, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Kruja, Da Silva, Latifi; Aralica

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...