Abissnet Superiore

VIDEO/ Vllaznia fitore “in extremis”, shkodranët mposhtin Kukësin dhe “shijojnë” Europën

Vllaznia ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në Loro Boriçi teksa fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Kukësit. Vendasit rrezikuan ta mbyllnin ndeshjen në barazim pasi ndeshja e tillë ishte deri në minutën e 95, mirëpo heroi i kuqebluve ishte Mehdi Çoba me talentin që erdhi nga stoli dhe shënoi limite për të ndezur festën në shkallët e tribunave.

Sa i takon kronikës së sfidës, shkodranët u shfaqën më kërkues në pjesën e parë dhe patën shansin për të shënuar me anë të Hoxhajt në minutën e 10, ndërsa më pas provoi edhe Aralica.

Por, Kukësi “kërcënoi” seriozisht në minutën e 31-të kur pas një kundërsulmi të shpejtë Basa harkon në zonë me topin që devijohet dhe përfundon në shtyllë. Vllaznia dhe portieri Zogovic ishin me fat, megjithatë vendasit nuk u tronditën nga rasti i verilindorëve dhe në të 43-tën gjetën golin me anë të Da Silvës i cili ekzekutoi bukur me kokë ndërsa shfrytëzoi në maksimum harkimin e kapitenit Gurishta.

Në fraksionin e dytë, Vllaznia pati mundësinë e artë me Aralicën në minutën e 76-të teksa kroati nga fare pranë portës së Xhikës nuk u koordinua saktësisht me kokë. Dhe, ligji i pashkruar i futbollit u aplikua dhe nëse nuk shënon atëherë ndëshkohesh. Në minutën e 80-të, Shqiprim Taipi ekzekuton një goditje dënimi teksa portieri Zogovic nuk e kontrollon dhe aty përfiton Bruno Lulaj që ndëshkon shkodranët.

Në vazhdim, Vllaznia provoi të gjente sërish avantazhin dhe pati sukses falë talentit të shtëpisë Mehdi Çoba i cili shënoi në minutën e 95 për të rikthyer skuadrën në avantazh dhe për t’i falur tre pikë që e dërgojnë ekipin në vendin e tretë me 49 pikë, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e pestë me 46 pikë dhe është në krizë rezultatesh pasi nuk fiton prej tetë ndeshjesh ndërsa ka humbur tre të fundit.

Kronika e ndeshjes:

 Përfundon ndeshja me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 2-1

90+5′ Gooooooool! Vllaznia rikthehet në avantazh, Çoba ndez festën në Loro Boriçi

80′ Goooooool! Kukësi gjen golin e barazimit, Sh.Taipi ekzekuton me potencë një goditje dënimi nga e cila portieri Zogovic nuk ia del të kontrollojë topin dhe nga fare pranë Lulaj ndëshkoi Vllazninë

76′ Aralica shpërdoron mundësinë më të mirë për të shënuar golin e dytë, kroati nuk arrin të koordinohet në goditjen me kokë dhe nuk shënjestron portën e Xhikës

 

58′ Kukësi i shkon pranë golit të barazimit me Milunovic, goditja e sulmuesit ndalet në momentin e fundit nga portieri Zogovic

48′ Nis me një shans për Vllazninë pjesa e dytë, Da Silva pason për Aralicën por sulmuesi nuk ia del të fitojë duelin e shpejtësisë me portierin Xhika

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Shkodër, Vllaznia në avantazhin e një goli ndaj Kukësit

43′ Gooooool! Vjen goli në Loro Boriçi, shënon Vllaznia. Da Silva shfrytëzon në maksimum harkimin e Gurishtës dhe me kokë mposht portierin Xhika

40′ Sh. Taipi merr guximin dhe provon nga një distancë e konsiderueshme, me topin që përfundon pak centimetra mbi traun e portës së Zogovic

36′ Da Silva krijon hapësirë për të djathtën e tij dhe tenton nga distanca, por fantazistit i mungon saktësia

31′ Kukësi pranë golit të avantazhit, kundërsulm i shpejtë i verilindorëve me Basan që harkon ndërsa topi devijohet nga Hakaj dhe përplaset në shtyllë. Me fat te Vllaznia

25′ Aralica provon nga distanca por nuk ka saktësi, kroati “injoron” edhe Da Silvën që ishte i lirë në krahun e majtë

23′ Sërish është Vllaznia që ka iniciativën, fillimisht Hoxhaj ndalet në tentativën e tij ndërsa më pas Aralica nuk arrin të shfrytëzoj harkimin e Gurishtës

10′ Hoxhaj kërkon të përfitoj nga një dalje e pastudiuar e Xhikës, por Pëllumbi largon me kokë topin ndërsa më pas Kruja nuk gjen kuadratin e verilindorëve

3′ Feijao lë në vend Adilin me një lëvizje spektakolare, avancon në zonën e shkodranëve por në fund ndalet nga Bulatovic

1′ Starton sfida në Loro Boriçi, Vllaznia pret Kukësin në një ndeshje si finale për Kupat e Europës

Formacionet:

Vllaznia: 4-2-3-1: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica.

Trajner: Elvis Plori.

Kukesi: 4-3-3: Xhika, Bytyçi, Lulaj, Pëllumbi, Dragoshi,

Gj Taipi, Gavazaj, Sh. Taipi, Feijao, Milunovic, Basha.

Trajner: Diego Longo.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

Premier League 2022/2023

PWDLGFGADifPts
1Manchester City
2
2
0
0
6
0
+6
6
2Arsenal
2
2
0
0
6
2
+4
6
3Brentford
2
1
1
0
6
2
+4
4
4Tottenham Hotspur
2
1
1
0
6
3
+3
4
5Newcastle United
2
1
1
0
2
0
+2
4
6Leeds United
2
1
1
0
4
3
+1
4
7Chelsea
2
1
1
0
3
2
+1
4
8Brighton & Hove Albion
2
1
1
0
2
1
+1
4
9Aston Villa
2
1
0
1
2
3
-1
3
10Nottingham Forest
2
1
0
1
1
2
-1
3
11AFC Bournemouth
2
1
0
1
2
4
-2
3
12Liverpool
2
0
2
0
3
3
0
2
13Fulham
2
0
2
0
2
2
0
2
14Wolverhampton Wanderers
2
0
1
1
1
2
-1
1
15Leicester City
2
0
1
1
4
6
-2
1
16Crystal Palace
2
0
1
1
1
3
-2
1
17Southampton
2
0
1
1
3
6
-3
1
18Everton
2
0
0
2
1
3
-2
0
19West Ham United
2
0
0
2
0
3
-3
0
20Manchester United
2
0
0
2
1
6
-5
0


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency