Vllaznia zhgënjen në Belfast, ku u mposht me rezultatin 3-1 nga Linfield, duke komplikuar tërësisht shanset për një kualifikim në turin tjetër eliminator të Conference League.
Që në fillim u pa qartë që vendasit kishin një tjetër hap, teksa shkodranët vuanin shumë sidomos në mesfushë dhe vetëm pritjet e Qarrit bënë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola.
Sfida u zhbllokua në minutën e 57’, kur portieri shkodran grushtoi, por askush nuk ishte aty për të largua topin dhe vendasit e dërguan në rrjetë me McKee.
I njëjti futbollist dyfishoi shifrat pak minuta më vonë, pasi përfitoi nga një gafë e mbrojtësit serb Stojanovic. Një gabim i mëvonshëm i Salës, bëri që Linfield të shënojë edhe të tretin.
Megjithatë kuqeblutë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 89’ shënuan golin e vetëm me anë ët kroatit Juric, i cili mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm javën e ardhshme në ‘Loro Boriçi’, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë.
Conference League
Raundi i parë
LINFIELD-VLLAZNIA 3-1 (McKee 57′, 68′, Scott 76’/ Juriç 89′)
Kronika e ndeshjes:
89′ – Goooool. Marko Juric shënon pas një rrëmuje në zonë dhe provon të zgjojë Vllazninë
76′ Gol i Jack Scott. Vllaznia pëson edhe golin e tretë.
71′ Mundësi e mirë për Vllazninë, gjuajtja e Mehdi Çobës devijohet në këndore.
68′ Vendasit shënojnë edhe golin e dytë. Gafë e Stojanovic, Linfieldi shënon sërish me anë të Chris McKee.
57′ Vendasit në avantazh. Chris McKee dërgon topin në rrjetën e portës shkodrane, duke ndezur festën e tifozëve të Linfieldit.
38′ Linfield në sulm, portieri Kristi Qarri devijon topin në këndore.
30′ Mundësi e pastër për vendasit. Gjuajtja e McKee mbi traun e portës. Me fat kuqeblutë.
22′ Cooper driblon një mbrojtës dhe gjuan. Devijon mbrojtja shkodrane në këndore.
5′ Vendasit pranë golit, goditja me kokë e Fitzpatrick kalon ngjitur me shtyllën pingule.
Formacioni i Vllaznisë:
Tekniku ka zgjedhur rreshtimin 3-4-3, me treshen Mala-Balaj-Çoba në sulm, teksa në portë i është besuar Qarrit.
