Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ “Vrite, helmoje, që shqiptari të mos ekzistojë”, a do ta bojkotojë Serbia Europianin, “e lënduar” nga thirrjet utranacionaliste?

Tifozët e Serbisë lënë sërish “markën” e tyre në ndeshjet e Euro 2024. Pas thirrjeve “Kosova është Serbi” në stadiumin “Veltins Arena”, ultrasit nacionalistë serbë brohoritën kundër shqiptarëve edhe në derbin ballkanin me Slloveninë, të zhvilluar në “Allianz Arena” të Mynihut.

Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga koha e rregullt, siç kuptohet edhe nga pamjet (Oblak sapo ka shmangur një rrezik në zonën e Sllovenisë), në sfond dëgjohet kori i ultrasve serbë që thërrasin: “Vrite, helmoje, që shqiptari të mos ekzistojë”.

Lexo edhe:

Një skenë turpi, për të cilën UEFA duhet të ndërhyjë dhe Federata Serbe e Futbollit të mbajë përgjegjësi. E të mendosh që fill pas ndeshjes së kuqezinjve me Kroacinë, ishte po kjo federatë që kërcënoi me bojkotin e Euro 2024 për thirrjet e pretenduara kundër serbëve të tifozëve kroatë dhe atyre shqiptarë.

 

Mbështetësit e Serbisë, në fakt, e shfaqën “lëkurën” edhe me sendet e hedhura drejt lojtarëve sllovenë, pas golit të shënuar nga Zan Karnicnik.

“Zëri” i stadiumit u detyrua të ndërhynte në 10 minutat e fundit, duke paralajmëruar të pranishmit që të mos hidhnin asgjë në fushë.

Reagimi në rrjetet sociale i të pasionuarve të futbollit, që e panë ndeshjen në TV ishte i ashpër: “E neveritshme!”, “Tifozët serbë janë një turp”…

 

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...