Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Vrulli dhe dëshira nuk mjaftojnë, Spanja na nxjerr jashtë Europianit

Mbyllet me humbjen 1-0 ndaj Spanjës rrugëtimi i kombëtares shqiptare në Euro 2024. Goli i Ferran Torres vendosi sfidën e luajtur në “Merkur Spiel-Arena”, në prani të 40 mijë tifozëve shqiptarë.

Skuadra kombëtare e mbylli në vendin e fundit në grupin B me një pikë, ndërkohë që u regjistrua një barazim drithërues 1-1 në Kroaci-Itali, rezultat që kualifikon të kaltrit e Spallettit.

Zaccagni realizoi golin e barazimit në minutën e 8′ shtesë, duke reaguar pas golit të Luka Modric në 55′.

Skuadra e Zlatko Dalic, me vetëm dy pikë, mbetët me shpresën e kualifikimit si vend i tretë.

Euro 2024
Grupi B

SHQIPËRI-SPANJË 0-1 (Ferran Torres 13′)

Goli i Spanjës

 

KROACI-ITALI 1-1 (Modric 55′ / Zaccagni 90+8′)

Goli i Italisë

 

Goli i Kroacisë

 

Penalltia e Kroacisë

 

FORMACIONET ZYRTARE

Publikohen formacionet e Shqipëri-Spanjë, duel ku kuqezinjtë luajnë fatet e një kualifikimi historik që e urojnë gjithë shqiptarët. Trajneri Sylvinho ka zgjedhur rreshtimin 4-3-3, me majën e sulmit që i besohet Rey Manajt.

Braziliani i ka dhuruar një fanellë titullari edhe Ivan Balliut në krahun e djathtë të mbrojtjes. Rotacion masiv në kampin kundërshtar, me trajnerin Luis De la Fuente që ka lënë pushim 10 titullarë.

Lexo edhe:

SHQIPËRIA: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami; Manaj, Asani.

SPANJA: Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Dani Olmo; Torres, Joselu, Oyarzabal.

Në të njëjtin orar – 21:00 – luhet edhe Kroaci-Itali, “finalja” tjetër e grupit B të Euro 2024.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...