Abissnet Superiore

VIDEO/ Vulaj: E kam ëndërruar të luaj me Vllazninë, duam titullin kampion

Mesfushori Kristijan Vulaj është një nga afrimet e bëra nga klubi i Vllaznisë gjatë kësaj merkato. Duke folur për kalimin në klubin shkodran Vulaj theksoi se ndihet shumë i lumtur që ndodhet te Vllaznia.

Ndër të tjera mesfushori ka folur edhe për karrierën si dhe për synimet personale dhe ato të ekipit.

A doje të transferoheshe te Vllaznia?Gjithmonë kam pasur dëshirë, kam ardhur me qejf në Shkodër për të luajtur me klubin e Vllaznisë.”

Mali i Zi a ka tifozë të Vllaznisë?Ka tifozë që vijnë dhe i shohin ndeshjet e Vlaznisë. Kisha dhe oferta të tjera, por pranova ofertën e Vllaznisë, jam i kënaqur që e kam zgjedhur.”

Tifozët:Jam gati të jap veten për klubin dhe tifozët, shpresoj të arrij maksimumin dhe qëllimet e klubit së bashku me kolegët e mi.”

Si të pritën?Skuadra më ka pritur shumë mirë, shumë bukur, janë fantastik. Ta shohim ka kohë për më tej, por jam i kënaqur.”

Konkurrenca:Sigurisht, është normale. Nuk mund të quhet klub i madh nëse nuk ka konkurrencë është normale.”

Qëllimi në aspektin personal:Në aspektin personal shpresoj të bëj një sezon si dy të fundit ose edhe më mirë. Gjithsesi Vllaznia është shans perfekt për mua që ta tregoj veten, gjithsesi ta shohim.”

Kupat ka marrë, po titulli?Ka kualitet të gjithë lojtarët besojnë që mund të dalim kampionë pas shumë vitesh, do ia arrijmë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency