Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Watkins heroi i “Tre Luanëve”, Holanda bie në minutën e fundit

Do të jetë Spanjë – Angli finalja e euro 2024. Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” mposhti 2-1 “in extremis” Holandën në gjysmëfinale, duke fituar të drejtën për të luajtur në finalen e madhe për të dytin vit radhazi.

Në “Singal Iduna Park” të Dortmundit u luajt një ndeshje përgjithësisht e ekuilibruar, por, në fund, luftën e nervave e fituan të besuarit e Gareth Southgate, falë një goli me shumë peshë të Watkins, i sapofutur  në fushë, me një diagonale që shkoi mes këmbëve të De Vrij, për të përfunduar në rrjetë.

Ndeshja, në fakt, nisi me shumë emocione, pasi “Tulipanët” realizon të parët me Xavi Simons, që u shfaq spektakolar me goditjen nga jashtë zonës.

Anglezët barazuan me Harry Kane, që shndërroi në gol të penallti të shkaktuar me naivitet nga Dumfries.

Në minutat në vazhdim të dyja skuadrat goditën nga një herë shtyllën, ndërsa diferenca në fund u bë nga Watkins, që realizoi në një pozicion të vështirë dhe në një moment kur nuk kishte më kohë për Holandën për të reaguar.

Lexo edhe:

 

                                              Holandë – Angli 1-2

90′ – Watkins realizon në minutën e fundit, holandezët nuk u besojnë syve, 1-2.

18′ – Barazohet rezultati nga Harry Kane, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, 1-1. 

7′ – Merr “flakë” stadiumi i Dortmundit nga tifozët holandezë, Xavi Simos realizon një gol të mrekullueshëm nga jashtë zonës.

Luhet Holandë-Angli, gjysmëfinalja e dytë e Euro 2014. Stadiumi i Dortmundit është arena e spektaklit që pritet të ofrojnë këto dy skuadra në përplasjen e parë në një Evropian apo Botëror që nga vitit 1996.

Portokallinjtë kanë humbur vetëm një nga nëntë takimet e zhvilluara që nga Euro 1996 (atëherë u mposhtën 4-1), duke fituar katër e barazuar po katër takime.

Ronald Koeman shpreson ta çojë ekipin e tij në një finale të parë të Euros 36 vjet pas suksesit që arritën në tokën gjermane (1988).

Anglia, nga ana tjetër, garon gjysmëfinalen e tretë në një turne të madh nga katër tentativat nën drejtimin e Gareth Southgate, pasi mundi në mënyrë dramatike Zvicrën me penallti në fazën e çerekfinale.

Lexo edhe:

“Tre Luanët” kanë fituar vetëm një herë brenda 90 minutave në pesë ndeshje në këtë Evropian.

Sulmuesi holandez Cody Gakpo ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Euro 2024, ndërsa “ylli” i Premier League-s, Bukayo Saka, shënoi golin e barazimit për Anglinë kundër Zvicrës, përpara se të shënonte edhe në goditjet e penalltive.

Një statistikë që nuk u ngroh “tulipanët”: Holanda ka humbur secilën nga tri gjysmëfinalet e saj në Euro që nga fitimi i turneut në vitin 1988.

Formacionet:

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...