Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ West Ham fiton Conference League dhe rikthehet te një trofe europian pas 24 viteve

West Ham fiton trofeun e parë europian pas plot 24 viteve pritje, atë të Conference League.

Skuadra e “Hammers” triumfoi me rezultatin 1-2 në edicionin e dytë të Conference League, ku kundërshtar kishte Fiorentinën, që u luajt në “Fortuna Arena” në Pragë.

Pjesa e parë foli më shumë për italianët edhe pse “Hammers” po ashtu u treguan shumë kërkues.

Në minutën e 35 pati një ndërprerje të shkurtër, me kapitenin e “violëve” Biraghin që mori ndihmën mjekësore pasi u qëllua me gota në kokë nga tifozët e West Ham dhe u gjakos.

Në minutën e 45+5’ Jovic gjeti rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion jashtë loje, duke bërë që fraksioni i parë të mbyllej pa gola.

Sfida vazhdoi me barazim deri në minutën e 62’, ku pas prekjes së topit me dorë nga kapiteni i italianëve, Biraghi, West Ham fitoi penallti që u ekzekutua nga Benrahma, i cili kaloi anglezët në avantazh.

Megjithatë avantazhi zgjati vetëm pesë minuta, kjo pasi Bonaventura barazoi në minutën e 67’.

Ndeshja vazhdoi me barazimi 1-1 deri në minutën e 90’, moment kur Bowen kalon gjithë ekipin e Fiorentinës dhe vulos me rezultatin 1-2 këtë finale, me David Moyes fiton trofeun e parë europian në karrierë.

Ndërsa Fiorentina humbet finalen e dytë sezonale, pasi më herët humbi edhe Kupën e Italisë, dhe kështu mbetet jashtë Europës për sezonin e ri.

Fiorentina-West Ham (1-2)

Finalja e Conference League 

90′-Gooool! Bowen kalon gjithë skuadrën e Fiorentinës dhe dërgon topin në rrjetë. 

67′-Goool! Bonaventura i jep shpresë Fiorentinës dhe rikthen barazimin pas vetëm 5 minutash. 

62′-Goool! Benrahma merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe kalon West Ham në avantazh.

59′-Birgahi prek topin me dorë, pas verifikimit në VAR, West Ham fiton penallti.

45+4′-Jovic gjen rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR goli anulohet për pozicion jashtë loje.

31′-Tiofzët e West Ham kanë goditur me gota në kokë dhe kanë gjakosur kapitenin e Fiorentinës Biraghin, sfida është ndalur për disa minuta.

09′-Fiorentina pranë golit, Mandragora tenton nga distanca.

Lexo edhe: 

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...