Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ West Ham gjen fitoren e parë, perla e Saint-Maximin ruan pathyeshmërinë e Newcastle

West Ham gjen golin dhe fitoren e parë në Premier League, ndërkohë që Newcastle vazhdon të jetë i pathyeshëm në kampionatin anglez pas javës së katërt.

“Çekiçët” siguruan pikët e para pas suksesit 0-1 në Birmingem kundër Aston Villa. Golin e fitores për West Ham e realizoi Pablo Fornals në minutën e 71’.

Spanjolli pati edhe fat, pasi gjuajtja e tij u devijua përpara se të përfundonte në rrjetë. Barazim 1-1 mes Wolves dhe Newcastle. Të parët kaluan vendasit në avantazh.

Portugezi Ruben Neves ndezi festën e “Ujqve” në minutën e 38’ me një gjuajtje potente nga jashtë zone, por “Qymyrxhinjtë” evituan humbjen falë një eurogoli të Allan Saint-Maximin në minutën e fundit.

Kampionati anglez kryesohet nga Arsenali. Ekipi i Mikel Artetës ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike dhe numëron 12 pikë të plota pas javës së katërt.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...