Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ West Ham triumfon në derbin e Londrës, Crystal Palace përmbys Leeds United!

West Ham United del me kokën lart nga derbi i Londrës përballë Fulham teksa triumfuan në fushën e tyre me rezultatin 3-1. Në fakt, ndeshja nisi në malore për të besuarit e trajnerit David Moyes teksa pësuan të parët pas një goli të Pereiras që në minutën e pestë. Megjithatë, vendasit me kalimin e minutave morën frenat e lojës në dorë dhe në minutën e 29-të, Jarred Bowen riktheu baraspeshën pas ekzekutimit të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë të ndeshjes, “Çekanët” përmbysën falë një goli të bukur nga ana e italianit Scamacca. West Ham administroi rezultatin, ndërsa në fundin e sfidës, Antonio shënoi për të vendosur në kasafortë tre pikët. Pas këtij suksesi, West Ham renditet në vendin e 13-të me 10 pikë, ndërsa Fulham mban vendin e nëntë me 11 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Crystal Palace u rikthye te fitorja pas katër ndeshjesh që nuk merrte pikë të plota teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 2-1, Leeds United. Pavarësisht se Leeds kaloi në avantazh që në minutën e 10-të të sfidës, skuadra e amerikanit Marsch nuk përfitoi për të marrë qoftë edhe një pikë.

Fillimisht Edouard barazoi rezultatin për Crystal Palace ( minuta e 24) dhe më pas në fraksionin e dytë mesfushori anglez Eze shënoi një gol të bukur për t’i dhënë fitoren  skuadrës së francezit Vieira, e cila mungonte që prej 20 gushtit në Premier League. Crystal Palace pas triumfit, arriti në kuotën e nëntë pikëve në vendin e 15-të, aq sa Leeds United që mban vendin e 14-të.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...