Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

VIDEO/ Wimbledon mbaron shpejt për Williams, 43-vjeçarja rrëzohet në rrjetë dhe dëmtohet

Pas dy vitesh, Venus Williams lajmëroi rikthimin e bujshëm në turneun e Wimbledon aty ku tenistja amerikane ka mundur të fitojë në pesë raste. Por, turneu këtë herë përfundoi më shpejt se sa mund ta kishte menduar 43-vjeçarja dhe tifozët e saj duke qenë se ajo u eliminua në raundin e parë nga Elina Svitolina me ukrainasen që e mundi Venus në dy sete me shifrat 4-6 dhe 3-6.

Lexo edhe: 

Megjithatë, rezultati mund të ishte ndryshe pasi Venus Williams nuk pati fatin në anën e saj dhe vetëm pas tre lojërave të para dëmtoi gjurin. Amerikania u nis me shpejtësi drejt rrjetës, por aty rrëshqiti duke dëmtuar gjurin. Ulërimat e legjendës në tenisin e femrave e bënë të qartë shkallën e dëmtimit, megjithatë 43-vjeçarja nuk pranoi të tërhiqej dhe vijoi ndeshjen, por që e pati të pamundur për ta përballuar në aspektin fizik dhe në fund përfundoi e eliminuar.

Pas sfids, Williams u shfaq e pasigurt rreth së ardhmes së saj në tenis ndërsa shtoi se dëmtime të tilla janë të vështira për t’u kaluar jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik.

“Tani më duhet të mendoj pak për planin e së ardhmes, jam e shokuar dhe nuk më besohet ajo që më ndodhi. Kam bërë shumë mungesa së fundmi dhe nuk është kjo ajo çfarë dua për veten. Ai rrëzim, nuk e di si ta shpjegoj, nuk bëra asgjë gabim thjesht u afrova në rrjetë.

Këto dëmtime janë pak të vështira për t’u menaxhuar si në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik e emocional. Nuk dua t’ja vendos fajin terrenit, unë isha ajo që rrëshqita dhe mendoj se ishte fat i keq për mua. Për mua ishte sfiduese të luaja e dëmtuar, e kam bërë edhe herë të tjera dhe kam fituar. Por, nuk ishte dita ime këtë herë”, u shpreh Venus Williams.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...