Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Wolves “shkund” Conten, fiton në transfertë ndaj Tottenham

Ndeshja e raundit të 25-të të Premier League ka rezultuar zhgënjyese për trajnerin Antonio Conte. Ekipi i tij, Tottenham është mundur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga skuadra e Wolves.

Tronditëse ka qenë pjesa e parë e takimit me Wolves për skuadrës e Tottenham. Ekipi i Antonio Contes ka pësuar dy gola në vetëm 12 minuta. Golin e parë për ekipin e teknikut Lage e realizoi Jimenez në minutën e 6’, ndërsa në minutën e 18’ të lojës ishte Dendoncker ai që do të realizonte dhe që dyfishoi shifrat për miqtë.

Pati disa tentative nga “Spurs” për të realizuar, por pa suksese, me “ujqërit” nga ana tjetër që i shfrytëzuan mirë mundësitë.

Pjesa e dytë erdhi më e qetë dhe nuk solli më gola dhe njëkohësish të dyja skuadrat u ndeshën sit ë barabarta, megjithatë u duk se fati në këtë takim nuk ishte për Tottenham.

Pas kësaj ndeshje Tottenham bien ë vend të tetë me 36 pikë, teksa kundërshtari Ii kësaj sfide kalon në pozicionin e shtatë me 37 pikë, megjithatë Wolves kanë një ndeshje më shumë se “Spurs”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...