Abissnet Superiore

Video/ Xhixha thyen Simonin, Tirana fiton derbin dhe ruan distancën në krye

Tirana gjen fitoren e parë të vitit 2022 dhe e bën këtë pikërisht në derbin ndaj Dinamos në “Air Albania”, ku iu fal një goli të Redon Xhixhës për të festuar suksesin dhe marrjen e tre pikëve, që e mban në krye me distancë prej 6 pikësh nga ndjekësit.

Me temperaturat nën zero në kryeqytetit, derbi ishte mjaft i vakët në tribuna dhe po ashtu edhe në fushë gjatë pjesës së parë, ku pati shumë pak shkëndija në portat respektive.

Megjithatë pjesa e dytë ofroi një tablo krejt tjetër dhe fillimisht ishte Patrik Bardhi që shënoi në portën e Bekajt, por goli u anulua për një marrje të topit me dorë, ndërsa pak sekonda më vonë, Hoxhallari gjeti traversën gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi.

Goli që vendosi fatin e ndeshjes, erdhi pikërisht në minutën e 69’ dhe u shënua nga Redon Xhixha, që mori një pasim perfekt nga Seferi dhe mposhti për herë të parë në Superiore, gardianin 17-vjeçar Simon Simoni.

Dinamo-Tirana 0-1   Xhixha 69′

Kronika e ndeshjes:

90’+6 – Mbyllet derbi me fitoren minimale 0-1 të Tiranës…

95’- Sofranac kërcënon portën e Tiranës, por dërgon topin mbi kuadrat dhe nuk ia del të barazojë rezultatin e derbit.

90’- Dennison bën një supergoditje drejt portës së Bekaj, por nuk ia del të shënojë dhe të barazojë rezultatin e derbit që është duke u luajtur në “Air Albania”.

86’- Redon Xhixha, autori i golit të vetëm deri në këto momente, largohet nga fusha pas një problemi në këmbë dhe në vend të tij hyn Zhivanaj.

79’- Pak minuta pas hyrjes në fushë, Gjumsi tenton të shënojë, por Simoni e ndal atë goditje.

77’- Pas marrjes së avantazhit, Shehi nxjerr Totren nga fusha dhe e zëvendëson me Hotin.

75’- Shkëmbi zëvendëson Demirin me Mihanën.

69’- Goool! Redon Xhixha i jep avantazhin skuadrës së Tiranës, pas një kombinimi perfekt me Seferin.

59’-Hoxhallari realizon goditje dënimi, por e dërgon topin mbi portë.

56’- Bardhi arrin të shënojë në portën e Tiranës, por goli anulohet nga arbitri pasi ka evidentuar prekje me dorë nga ana e lojtarit të Dinamos.

54’- Simoni shpëton sërish portën e Dinamos pas një goditje në distancë nga Xhixha.

52’- Pas një goditjeje këndi nga ana e Limajt, Hoxhallari tenton të dërgojë topin në rrjetë me kokë, por nuk ia del.

46’- Një goditje me top në kokë rrëzon Tolin në tokë dhe ndeshja ndërpritet për pak sekonda.

Starton pjesa e dytë e derbit Dinamo-Tirana në “Air Albania”.

Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes Dinamo-Tirana.

46’- Portieri i Dinamos Simon Simoni merr karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj Xhixhës, i cili po rrezikonte portën e “bluve” të kryeqytetit.

41’- Seferi tenton të shënojë në portën e Dinamos, por Simoni reagon shumë mirë dhe arrin ta presë topin.

 

30’- Malikji dënohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Xhixhës.

25’- Ndalon kundërsulmin e Ibraimit, Hoxhallari merr karton të verdhë.

21’ -Imami përplaset me D Silvan dhe loja ndërpritet për disa sekonda, ndërsa të dy lojtarët marrin ndihmën mjekësore.

17’- Xhixha tenton të godasë në portën e Simonit, por topi devijohet dhe nuk arrin në destinacionin e kërkuar nga sulmuesi “bardheblu”.

7′-Patrik Bardhi jep shkëndijën e parë por tentativa e tij ndalet nga Hoxhallari

 – Me një minutë heshtje në nderim të ish futbollistit të Partizanit, Robert Jashari, starton edhe derbi i kryeqytetit, me De Silvën që shqelmon topin e parë…
Formacionet zyrtare:
Dinamo: Simoni, Maliqi, Sofranac, Imami, Samake, Sidibe, Lilaj, Demiri, Bardhi, Ibraimi, Denisson
Trajner: Bledi Shkëmbi

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, Devid De Silva
Trajner: Orges Shehi

Arbitër kryesorë: Eldorian Hamiti

Asistentë: Ilir Tartari, Emiger Ganxhi

Arbitër i katërt: Adrian Beqiri

VAR: Enea Jorgji
Avar: Ridigers Çokaj

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency