Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Yuri Matis “ndal” festën e Ballkanit, Cluj barazon në shtesë

Ballkani e ka nisur me barazim fazën e grupeve të Conference League, me sfidën e luajtur përballë CFR Cluj në “Fadil Vokrri” që u mbyll me barazimin 1-1.

Ishin rumunët ata të cilët dominuan fraksionin e parë, duke kërcënuar vazhdimisht portën e Frashërit, me këtë të fundit që ia doli ta mbante të paprekur në këtë pjesë.

Pjesa e dytë foli më shumë për kampionët në fuqi të Kosovës, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 65’, me Thaçin që kaloi shumë bukur mbrojtjen e rumunëve.

Festa e Suharekës zgjati deri në minutën e 91’, kur Yuri Matisa shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Frashëri dhe u dhuroi barazimin rumunëve.

 

Ballkani-Cluj (1-1)

Conference League 

91’-Barazon Cluj, pas një daljeje të gabuar nga Frashëri, Yuri Matis gjen rrugën drejt rrjetës.

70’-Ballkani pranë golit të dytë, Krasniqi godet në drejtim të portës, por e dërgon topin shumë lart.

64’-Gooool Ballkani! Thaçi kalon mbrojtjen e Cluj dhe e dërgon topin në portë.

62’-Cluj humbet një rast shumë të mirë, pas një pasimi nga Deac, Boateng kontrollon topin dhe e godet drejt portës, por e dërgon topin  jashtë.

54’-Korenica kërkon të gjejë golin me një goditje nga distanca, por ndalet nga Scuffet.

53’-Pas një rrëmuje në zonë, Paun tenton të shënojë me kokë, por ndalet nga Frashëri.

Nis pjesa e dytë e Ballkani-Cluj në “Fadil Vokrri”.

Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë e Ballkani-Cluj në “Fadil Vokrri”.

35’-Gripshi kërkon të shënojë me një goditje nga distanca, por Scuffet tregohet i vëmendshëm dhe e ndal.

30’-Rasti i parë për Ballkanin, Krasniqi tenton të shënojë nga distanca me një goditje shumë të rrezikshme, por ndalet nga Scuffet.

22’-Pas një goditje këndi, duke shfrytëzuar rrëmujën në zonë, Roger tenton të gjejë golin, por e dërgon topin jashtë.

18’-Deac tenton të shënojë me një goditje dënimi, por ndalet nga Frashëri.

16’-Boateng kërkon të gjejë rrugën drejt rrjetës me një goditje nga distanca, por e dërgon topin shumë lart mbi portë.

09’ -Frashëri shpëton portën e Ballkanit, pas një goditjeje të rrezikshme nga Deac.

Nis ndeshja Ballkani-Cluj për fazën e grupeve të Conference League.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Thaçi, Dellova, Jashanica, Thaqi, Korenica, Zyba, Emërllahu, Gripshi, Rrahmani, Krasniqi
Trajner: Ilir Daja

Cluj: Scuffet, Camora, Burca, Matias, Braun, Cvek, Vito-Hammershoj, Adjei-Boateng, Deac, Roger, Yeboah
Trajner: Dan Petrescu

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...