Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Zenit fitore me tetë gola, ish-sulmuesi i Barcelonës shënon në mënyrë spektakolare!

Në javën e nëntë të kampionatit në Rusi, Zenit i Shën Peterburgut regjistroi një fitore të madhe në shtëpi me shifrat 8-0 ndaj Orenburgut. Vendasit dhuruan spektakël në shtëpi duke mos i toleruar në asnjë moment kundërshtarët, ndërsa qershia mbi tortë ishte goli i shtatë i realizuar nga ana e Malcolm.

Braziliani realizoi në mënyrë spektakolare me roveshatë brenda zonës duke lënë të shtangur portierin kundërshtar i cili nuk mund t’ia evitonte kënaqësinë e golit ish-lojtarit të Barcelonës që hedh kështu kandidaturën për Çmimin Puskas. 25-vjeçari ka nisur sezonin e pestë në Rusi me Zenitin dhe tashmë duket se është shndërruar në liderin e skuadrës pasi në 9 ndeshje ia ka dalë të realizojë 6 gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...