Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ “Zjarr” pjesa e dytë e Holandë-Poloni, tre gola për gjashtë minuta! Belgjika në avantazh

Ka nisur e zjarrtë pjesa e dytë e takimit Holandë-Poloni. 45 minutat e para përfunduan me avantazhin e ekipit mik, që zhbllokoi takimin në minutën e 18-të me anë të Matty Cash, mbrojtësit të Aston Villa.

 

Polonia realizoi edhe golin e dytë falë një kundërsulmi perfekt që u finalizua nga Piotr Zielinski (50’). Kombëtarja e Louis Van Gaal reagoi dhe shkurtoi diferencën dy minuta më vonë.

 

Davy Klaassen dërgoi topin në rrjetë, teksa në minutën e 56-të erdhi edhe goli i Denzel Dumfries. Arbitri anësori anuloi golin e lojtarit të Interit, por VAR-i korrigjoi gjithçka. Barazim 2-2 në “De Kuip” të Roterdamit.

 

Çlirohet edhe Belgjika. “Djajtë e Kuq” e mbyllën në barazim të bardhë pjesën e parë të duelit ndaj Uellsit në transfertë, ndërkohë që goli i avantazhit erdhi nga Youri Tielemans (51’).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...