Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

VIDEO/ Zverev humbet qetësinë në Meksikë, godet me raketë vendin ku qëndron arbitri: Je një idiot!

Numri tre i botës në tenis ka nxjerrë në pah versionin e tij më të errët teksa në një ndeshje në disiplinën çift, në një kompeticion në Meksikë, nuk kontrolloi nervat e tij duke reaguar ashpër ndaj arbitrit të sfidës.

Zverev i cili ishte në këtë lojë së bashku me brazilianin Marcelo Melo teksa sfidonin dyshen Lloyd Glasspool dhe Harri Heliovaara, dolën të mposhtur nga takimi mirëpo për kampionin olimpik, disfata i faturohej arbitrit.

Në këtë formë, gjermani i afrohet vendit ku qëndronte arbitri ndërsa nisi ta ofendonte me fjalët më banale, para se të kalonte në veprimin e rëndë ku me raketën e lojës goditi në mënyrë të përsëritur shkallët në anë të fushës.

Sigurisht, një gjest i cili nuk mund të kalonte pa u dënuar dhe tashmë Zverev është përjashtuar nga kompeticioni e nuk mund të marrë pjesë në ndeshjet e radhës ku do të garonte i vetëm dhe jo në çift. Sakaq, Zverev disa orë më pas ka reaguar në rrjetet sociale duke bërë të ditur se e ka kuptuar gabimin dhe se ishte i penduar për veprimet e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...