Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Zvicra e nis me fitore, mposht Hungarinë dhe ngjitet në krye të Grupit A bashkë me Gjermaninë

Zvicra e nis në mënyrën më të mirë të mundshme Europianin Gjermani 2024, me skuadrën helvete që fitoi 1-3 ndaj Hungarisë, takim i vlefshëm për Grupin A që u luajt në Koln.

Zvicra diktoi ritmin në pjesën e parë dhe jo vetëm, me skuadrën e drejtuar nga Murat Yakin që kaloi shumë shpejtë në avantazh, pas 12 minutash lojë me anë të Duah, që i vetëm përballë Gulacsi nuk gaboi dhe çoi në rrjetë pasimin e Aebischer.

Ky i fundit ishte protagonist absolut edhe në minutën e fundit të kohës së rregullt në pjesën e parë, me mesfushorin e Bologna-s që realizoi edhe golin e dytë për Zvicrën, me 27-vjeçarin që shënoi një gol shumë të bukur.

0-2 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, teksa në fraksionin e dytë hungarezët ndryshuan kurs, duke përmirësuar e ndryshuar ritmin e ndeshjes.

Në minutën e 66 Varga ngushtoi rezultatin, me 29-vjeçarin që përfitoi në maksimum nga pasiguria e mbrojtjes “helvete” dhe duke ndalur në rrjetë krosimin e Szoboszlait.

Lexo edhe:

Por, pavarësisht dëshirës dhe volumit, Hungaria nuk ia doli të evitonte humbjen, teksa në krahun tjetër Zvicra realizoi edhe golin e tretë në minutën e tretë të shtesës, me Embolo që gjeti rrjetën pas një kaosi në prapavijën e skuadrës së Rossi-t.

Zvicra e nis mbarë Europianin dhe tani ngjitet në krye të Grupit A së bashku me Gjermaninë dhe në krahun tjetër Hungaria pozicionohet në vendin e tretë, por pa pikë ashtu si Skocia.

 

Hungari-Zvicër (1-3)

EURO2024 

90+3′-Goool! Embolo gjen golin me një parabolë të bukur dhe vulos këtë takim. 

66’-Gool! Varga shënon me kokë dhe rihap sfidën mes Hungarisë dhe Zvicrës.

45’-Goool! Aebischer i pandalshëm, pas asistit gjen edhe rrugën drejt rrjetës dhe dyfishon avantazhin e Zvicrës.

13’-Goool! Aebischer dhuron asisit, Duah gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Zvicrën në avantazh.

 

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...