Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Portugalia dëfren me 6 gola në Lusail, shkërmoqet Zvicra

Kapitullim pa kushte i Zvicrës përballë Portugalisë. Skuadra helvete, me Xhakën e Shaqirin titullarë, zhvilloi një ndeshje shumë të dobët, duke u mposhtur në fund me rezultatin e thellë 6-1. Një ndeshje pa shumë histori, e zhbllokuar që në minutën e 17-të nga i riu Ramos, i përzgjedhur nga minuta e parë nga trajneri Santos në vend të Ronaldos, ndërsa në minutën e 33-të shënoi Pepe, lojtari më i vjetër që arrin të realizoi në fazën me eliminim direkt në historinë e Kupës së Botës.

Por luzitanët nuk kishin të ndalur, duke realizuar edhe dy gola të tjerë në fillim të pjesës së dytë me Ramos dhe Guerreiron, për të ardhur të finalizimi i vetëm i Zvicrës, që mban firmën e Akanjit. Shumë shpejt Portugalia shënon edhe golin e pestë më “yllin” e mbrëmjes, Ramos, për të cilin ishte i treti personal.

Në minutën e 73-të u hodh në fushë edhe Ronaldo, madje gjeti edhe golin, por dukshëm në pozicion jashtë loje. Në shtesë kishte kohë edhe për golin e gjashtë, të shënuar nga Leao.

Në fazën çerekfinale të Botërorit, Portugalia do të përplaset me Marokun, që surprizoi duke eliminuar Spanjën.

Portugali – Zvicër 5-1

(Gonzalo Ramos 17′, 51′, 67′, Pepe 33′, Raphael 55’/ Akanji 58′ )

90+2′ – Fantastik Rafael Leao, i sapofutur në fushë, me këtë gol të gjashtë të Portugalisë.

84′ – E gjen golin edhe Ronaldo, por dukshëm në pozicion jashtë loje.

67′ – Nuk ngopet Ramos, lojtari që zëvendësoi Ronaldon, shënon të tretin personal, 5-1.

58′ – Ngushton në 4-1 diferencën Akanji në styllën e dytë, 4-1

55′ – Zvicra në kolaps, Raphael Guerreiro siglon “pokerin” e Portugalisë, 3-0.

51′ – Mbrëmje magjike për Ramos, shënon të tretin për Portugalinë dhe të tretin personal, 3-0

33′ – Shokohet Zvicra, Pepe realizon golin e dytë për portugalinë. 

30′ – Shaqiri provon nga distanca, ngjitur me shtyllën.

17′ – Zhbllokohet takimi pa u mbushur 17 minuta lojë. Gonzalo Ramos përfiton nga përgjumja e mbrojtjes zvicerane dhe shënon në një kënd të vështirë, 1-0.

 

Formacionet:

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...