Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Zvicra nxjerr jashtë Serbinë, gol Shaqiri, Xhaka kacafytet me serbët

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në fazën e 1/8-ave, ndërsa Serbia në shtëpi. Zvicra triumfoi 3-2 në ndeshje ne fundit në grup përballë përfaqësueses serbe, duke u renditur në vendin e dytë, pas Brazilit, vetëm falë golaverazhit më të keq se “Seleçao”, që nga ana e saj humbi 1-0 përballë Kamerunit. Në stadiumin  Dohas u luajt një sfidë plot emocione, me përmbysje dhe ripërmbysje, por në fund festa ishte për helvetët, që festuan kualifikimin falë suksesit 3-2. Shënoi i pari Xhaka, përmbysën rezultatin përkohësisht Mitrovic dhe Vlahovic, pasi më pas erdhën golat e Embolosë dhe Freuler për rezultatin përfundimtar 3-2.

Në takimin tjetër, Brazili zhgënjeu ndaj Kamerunit, duke u mposhtur me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Aboubakar në minutën e dytë shtesë. “Seleçao” rrezikoi në fund të humbte edhe vendin e parë, sigurisht nëse Zvicra do të shënonte edhe një gol ndaj Serbisë.

Serbi -Zvicër 2-3 (Mitrovic 26′, Vlahovic 35’/Shaqiri 2o’, Embolo 44′, Freuler 48′)

Në minutën e katërt shtesë ka sherr masiv në fushë, me protagonist Granit Xhakën, që kacafytet me disa serbë.

48′ – Pa u mbushur tri minuta loja në pjesën e dytë, Freuler shënon për helvetët, që përmbysin rezultatin e rimarrin epërsinë, 2-3.

44′ – Nuk kanë fund emocionet në stadiumin e Dohas, Embolo barazon rezultatin, 2-2.

35′ – Shaqiri humb topin në mesfushë, me serbët që kundërsulmojnë me shpejtësi, dukë shënuar golin e dytë me Vlahovicin, 2-1.

26′ – Zgjat pak avantazhi i helvetëve, pasi Mitrovis ndëshkon me kokë portierin Sommer.

20′ – Zhbllokohet pas 20 minuta lojë sfida Serbi – Zvicër. Ai që i ndëshkon serbët është një shqiptar, pikërisht Xhedan Shaqiri, që tund rrjetën i ndihmuar edhe nga devijimi i topit. 

 

Brazil – Kamerun 0-1 (Aboubakar 92+2′)

 

Formacionet Serbi – Zvicër

 

Formacionet Kamerun – Brazil

Me sfidat e fundit të grupit H, do të mbyllet edhe faza e parë e Kupës së Botës Katar 2022 dhe do të plotësohet 16-shja e ekipeve që do të vijojnë më tej garën për trofeu më prestigjoz të futbollit.

Kështu Brazili e ka prerë tashmë biletën me 6 pikë dhe i duhet vetëm një pikë që të sigurojë vendin e parë, ndërsa beteja e vërtetë do të jetë në sfidën Zvicër-Serbi.

Helvetët kanë 3 pikë dhe hyjnë në lojë për dy rezultate, pasi do të avanconin më tej edhe me një barazim, ndërsa ballkanasit janë të dënuar të fitojnë për të shpresuar.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë sërish titullarë në formacionin e Zvicrës dhe ashtu si 4 vite më parë në Rusi, do të provojnë sërish të shënojnë e të festojnë me simbolin e krenarisë, atë të Shqiponjës.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...