Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Guardiola, mes lotësh: Jemi legjenda, s’kam parë në jetën time ekip si Liverpooli

Pep Guardiola në “qiellin e shtatë” pas triumfit të Manchester City-t për të dytin vit radhazi në Premier League dhe për herë të katërt në pesë sezonet e fundit. Me spanjollin në stol, Citizens kanë fituar gjysmën e titujve. Në përfundim sfidës së çmendur ndaj Aston Villas, Pep, teksa po përqafonte një nga bashkëpunëtorët e tij, nuk i përmbajti dot lotët.

“Ndeshja e fundit është gjithmonë e veçantë, kishte shumë emocione. Aston Villa dha gjithçka, por goli ynë i parë ndryshoi gjithçka. Ne duhej ta përballonim këtë situatë.”

Për Guardiolën, nuk është momenti për të ruajtur modestinë.

“Ne jemi legjenda. Kur e fiton Premier League-n në këtë vend katër herë në pesë sezone, kjo ndodh sepse këta djem janë shumë të veçantë. Ne do të mbahemi mend. Të fitosh në shtëpi, para tifozëve tuaj, është më e mira. Në momentin që barazuam, e patëm ndjesinë se shumë shpejt do të shënonim të tretin.”

Guardiola nuk mund të linte pa përmendur Liverpoolin, por gjithçka dha përgjatë sezonit.

“Madhështia e suksesit tonë lidhet me madhështinë e rivalit tone. Nuk kam parë kurrë një ekip si Liverpooli në jetën time. Nuk kam energji apo dëshirë tani të mendoj për sezonin e ardhshëm tani. Ne jemi përsëri kampionë.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...