Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Videoja që i jep fund ankthit, dëmtimi i Brojës nuk duket shqetësues

Një gol, një rast i humbur, disa shpërthime dhe shumë punë për skuadrën. Ishin këto statistikat e Armando Brojës në rikthimin e tij në fushë si titullar, pas një mungese 10-mujore për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Sulmuesi kuqezi udhëhoqi Chelsea-n drejt rikthimit te fitorja e munguar që prej 25 gushtit, megjithatë i trembi të gjithë në minutën e 64-t, kur kërkoi zëvendësim dhe u pa të largohej duke çaluar, i shoqëruar nga mjekët.

Gjithsesi paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një lodhje muskulore dhe aspak shqetësuese, duke qenë se sulmuesi 22-vjeçar luante pas një mungese shumë të gjatë.

Lexoni edhe:

Edhe vetë Broja u pa të mjaft i qetë dhe i qeshur në përfundim të ndeshjes, teksa krahas përgëzimit nga shokët e skuadrës, shkoi edhe poshtë tribunës së tifozëve të Chelsea-t për të festuar fitoren, si për të konfirmuar se nuk kishte asgjë shqetësuese.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....