Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vidhet trofeu i Europa League, por policia meksikane e rikuperon

Në Meksikë ndodh e pabesueshmja. Trofeu i Europa Leagues, që ishte në një tur promocional në këtë vend, sipas mediave meksikane është vjedhur gjatë transportimit me furgon në Guanajuato. Gjithsesi, pak kohë më vonë, autoritet meksikane kanë njoftuar se e kanë gjetur trofeun, që tashmë është në duar të sigurta.

Ky trofe, i dizenjuar në një laborator italian, është 65 centimetra i lartë, 33 centimetra I gjerë dhe me thellësi 23 centimetra. Peshon 15 kg dhe është I formuar me argjend dhe i vendosur në një peidestal mermeri.

Këtë vit finalja e Europa League do të zhvillohet në Lyon, më 16 maj. Një kopje e këtij trofeu i dorëzohet fituesit, ndërsa origjinalin e mban UEFA, sikurse ndodh edhe me Champions League-n.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...