Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vijnë ndëshkimet te Partizani, largohen 4 futbollistë

Klubi i Partizanit, ka vendosur largimin nga skuadra të 4 futbollistëve, të cilët iu bashkuan skuadrës këtë verë, por që nuk arritën të justifikojnë prezencën e tyre. Bëhet fjalë për Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi kryeqytetas, nëpërmjet një komunikimi ku theksonte se ata nuk do të jenë më pjesë e ekipit, pasi kanë gjetur marrëveshjen me drejtuesit e skuadrës, duke mbyllur përgjatë ditës së sotme me mirëkuptim aventurën me 15 herë kampionët e vendit.

Në këtë mënyrë, pas largimit të Mark Iulianos, nisin edhe rrjedhjet e para në skuadrën e Partizanit, ku 4 emrat e sipërpërmendur u afruan mes pritshmërive të mëdha, por dështuan në misionin për të ‘marrë për dore’ ekipin e kuq. Emri më i larkuar, tek i cili ishin përqendruar edhe pritshmëritë më të mëdha është padyshim serb, Milan Basrak.

Me 4 ndeshje, 267 minuta në këmbë dhe vetëm një gol të shënuar, në transfertën e Shkodrës, Basrak largohet me një bilanc negativ nga Kategoria Superiore, ku nuk arriti të tregonte pothuajse asgjë nga cilësitë e tij.

Mesfushori panamez i ardhur nga Paganese, Eric Herrera ishte një tjetër emër që ngjalli shumë kureshtje, por me kalimin e javëve, ai nuk arriti të fitonte besimin e drejtuesve, pasi u aktivizua vetëm 192 minuta dhe numëron plot 6 pankina gjatë 10 javëve të para.

21-vjeçari shqiptar, Romeo Shahinas rezultoi gjithashtu një zhgënjim, madje ai bëri më keq se 2 emrat e pare, pasi nuk u aktivizua asnjë minutë në kampionat, por vetëm në Kupë, ku shënoi edhe gol, në sfidën e fituar 7-0 ndaj Naftëtarit në Kuçovë. Gjithashtu vetëm dy herë u grumbullua në ndeshjet e kampionatit, edhe mbrojtësi italian, Andrea Selvaggio, i cili u aktivizua vetëm 90-minuta në ndeshjen e kupës kundër Naftëtarit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...