Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vijojnë përcorcimet te Kamza

Kamza nuk di të ndalet në merkato. Pasi blindoi portën me Argent Halilaj, rregulloi mbrotjen me afrimet e Ivan Fustar dhe Hektor Idrizajt si dhe kompletoi mesfushën me emra të rëndësishëm si Bruno Arrabal, Alfred Zefi e Argjend Mustafa, skuadra kryeqytetase ka bërë një tjetër goditje këtë herë duke përforcuar sulmin. Demir Imeri, 21-vjecari me origjinë shqiptare por që numëron 3 paraqitje me përfaqësuesen Shpresa të Maqedonisë ka firmosur për një sezon me Kamzën duke u bërë kështu blerja e tretë në sulm pas Masato Fukuit dhe Mërgim Nezirit. Imeri vjen nga kampionati maqedonas pikërisht nga skuadra shqiptare e Shkëndijës së Tetovës. Me kuqezinjtë në sezonin e fundit të kampionatit maqedonas ai u aktivizua në total në 7 takime duke shënuar dhe 1 gol. Demir Imeri ka debuatuar si profesionist pa mbushur ende 17 vjece pikërisht me skuadrën e Rabotnickit ku ka hedhur edhe hapat e parë të karrierës së tij. Ai ka ndërruar shumë ekipe gjatë karrierës së tij të deritanishme pasi  përvec Rabotnickit ka luajtur në dy periudha të ndryshme me Shkëndijën ndërkohë që ka qenë pjesë edhe e Turnovos dhe Renovës. Në total në kampionatin maqedonas 21-vjecari ka arritur të shënojë 17 gola. Imeri konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për Kamzën në sulm, pasi ka të dhënë shumë të mira dhe premton për të ardhmen.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....