Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Vijon beteja ligjore për titujt e hequr, Juventus apelon vendimin në TAR

Juventusi nuk e ka mbyllur ende kapitullin e dhimbshëm “Calciopoli”, pasi ende sot pas 14 vitesh, vijon betejat gjyqësore për të rimarrë dy titujt kampionë që iu hoqën në atë periudhë kur edhe e zbritën në Serinë B.

Një betejë pambarim kjo e klubit bardhezi, që njofton se pasi ka ezauruar të gjithë nivelet e gjykimit sportiv, ka kaluar çështjen tashmë në TAR (Gjykata Rajonale Administrative) dhe presin të mësojnë datën e shqyrtimit të saj.

“Kemi ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve të gjithë aksionet ligjore për të mbrojtur shoqërinë dhe për të marrë mbrapsht atë që na takon. Tani jemi në pritje të fiksimit të datës për shqyrtimin e çështjes në TAR, ku e kemi depozituar së fundi apelimin për kundërshtinë ndaj vendimeve të gjykatave sportive. Drejtuesit e klubit të Juventusit do të bëjnë çdo përpjekje për të rimarrë titujt kampionë që na janë hequr”, thuhet në komunikatën e klubit bardhezi.

Vendimi i fundit kundër bardhezinjve erdhi nga Kolegji i Garancive në CONI, që e quajti të papranueshme kërkesën e Juventusit, ndërsa torinezët kanë humbur të gjithë betejat ligjore në hierarkinë e gjykatave sportive.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...