Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vijon dueli në distancë Real-Barça, spikat Atletico Madrid-Valencia

Rikthehet La Liga, rikthehet dhe spektakli në Supersport. El Clasico i javës i ardhshme u shty për një datë tjetër për shkak të trazirave që po ndodhin sëfundmi në Katalunjë, por pavarsisht Barça dhe Reali do të vazhdojnë duelin në distancë duke nisur që nga kjo e shtunë. Në orën 13:00 skuadra e Ernesto Valverdes udhëton në transfertën baske ndaj Eibar. Në letër është një ndeshje e lehtë për blaugranat por në fushë mund të rezultojë e vështirë pasi në 10 takime që ka zhvilluar në total ndaj Barcelonës që nga momenti që është bërë pjesë e La Ligas, Eibari është mposhtur në 9 raste dhe e regjistron vetëm një barazim ndaj Barçës atë 2-2 të ndeshjes së fundit mes tyre. Me një fitore Barça do të ngjitej paraprakisht në vendin e parë në pritje të sfidës që do të zhvillojë Reali i Madridit në mbrëmje ndaj Mallorcas. Los Blancos do të tentojnë të marin fitoren e 5-të në 6 ndeshjet e fundit për të ruajtur edhe kreun e renditjes. Një sfidë tjetër shumë interesante e javës së 9-të të La Ligas që do të transmetohet në Supersport është ajo mes Atleticos së Madridit dhe Valencias. Në orën 16:00 në Wanda Metropolitano skuadra e Simeones do të kërkojë me të gjitha mënyrat të rikthehet te fitorja në kampionat pas dy barazimesh rresht.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...