Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vijon “eksodi” te Teuta, largohet edhe kapiteni i skuadrës

Nga titulli kampion në vendin e 6. Sezoni që lamë pas solli shumë zhgënjim te Teuta, që nuk ia doli të sigurojë dot as një vend në kompeticionet europiane, teksa në klubin durrsak ka nisur edhe një “eksod” futbollistësh.

Kështu paraditen e sotme ka qenë kapiteni Albano Aleksi, ai që ka ndërprerë bashkëpunimin me bregdetarët, pas tre sezonesh të kaluara në Durrës, ku arriti të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në Shqipëri.

Ka qenë vetë klubi i Teutës që ka njoftuar divorcin mes palëve, teksa nuk ka ngurruar t’i urojë suksese mesfushorit 29-vjeçar, për kontributin e dhënë në këto tre sezone në skuadrën bregdetare.

“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Albano Aleksi, i cili nga sot nuk është më pjesë e skuadrës. Falënderojmë Aleksin për të gjithë kontributin e dhënë me fanellën blu gjatë sezonit që sapo u mbyll. Albano Aleksi meriton një vend në historinë e klubit për gjithçka ka dhënë dhe titullin e fituar pas 27 vitesh në Durrës. KF Teuta i uron suksese në vazhdim”, shkruhej në komunikatën e klubit durrsak.

Më herët nga Teuta u larguan edhe mbrojtësit Filip Ivanovic, Blagoja Todorovski dhe sulmuesi Sebino Plaku, me këtë të fundit që vendosi të tërhiqet nga futbolli.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...