Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Vijon kaosi me Vllazninë B, lojtarët sërish nuk stërviten

Vazhdon Kaosi me futbollistët e Vllaznisë B, që pretendojnë se nuk janë paguar prej 10 muajsh dhe për këtë shkak bojkotuan stërvitjen ditën e djeshme.

Bojkoti ka vijuar edhe sot, pasi asnjë nga futbollistët nuk është paraqitur në stërvitje, duke qenë se askush nga Bashkia e Shkodrës nuk ka denjuar t’u ofrojë një zgjidhje atyre.

Ende nuk dihet se si do të vijojë fati i kësaj skuadre, ndërsa futbollistët kanë kërcënuar se nuk do të zbresin në fushë në ndeshjen e të shtunës ndaj Tërbunit, e cila mund të rezultojë deçizive sa i përket mbijetesës në Kategorinë e Parë.

Megjithatë në ‘djepin’ e futbollit shqiptar, situata nuk është aspak komode, pasi kujtojmë që edhe skuadra e parë, Vllaznia lufton për mbijetesë për të tretin vit radhazi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...