IPKO Superliga

Vijon “lufta” treshe për titullin, spikat Llapi-Gjilani!

Luftë treshe për titullin kampion por mbi të gjitha për të siguruar një biletë për në paraeliminatoret e Europa League për sezonin e ardhshëm. Feronikeli, Prishtina dhe Llapi vazhdojnë duelin në distancë për kreun e renditjes edhe në javën e 27-të IPKO Superligës së Kosovës. Ndeshjen më të lehtë në këtë raund e kanë kryeqytetasit e Mirel Josës që presin në shtëpi KEK-un e vendit të fundit që ka marrë vetëm 1 pikë në këtë sezon dhe është rrëzuar edhe matematikisht nga kategoria. -3 pikë është diferenca e Prishtinës me Feronikelin kryesues dhe nëse të dyja skuadrat vazhdojnë me këtë ritëm çështjen titull do ta përcaktojnë ndeshjet direkte përfshirë këtu edhe dy sfidat që këto dy skuadra do të kenë ndaj Llapit. Sot në orën 15:30 në Drenas, skuadra e Zekerija Ramadanit pret Ferizajn që lufton për mbijetesë, një ndeshje deri diku e lehtë në letër për Feronikelin por Kastriot Rexha me shokë duhet të bëjnë detyrën në fushën e lojës. Në të njëjtin orar do të zbresë në fushë edhe Llapi që ka një ndeshje më të vështirë se Feronikeli dhe Prishtina në letër, pasi pret në shtëpi Gjilanin e Gentjan Mezanit. -5 pikë është diferenca e Llapit nga kreu por duke patur parasysh që skuadra nga Podujeva do të luajë edhe ndaj Prishtinës edhe ndaj Feronikelit në këtë fazë, Llapi ashtu si dy skuadrat e para ka shanset e veta për të fituar titullin kampion, edhe pse formacionit të Tahir Batatinës nuk i lejohet më asnjë gabim. Të treja këto takime do të transmetohen live në ekranin e Supersport duke filluar që prej orës 15:30.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency