Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Viktimat nga tërmeti, ndalet futbolli në Shqipëri, ja njoftimi i FSHF-së

Tragjedia natyrore që ka përfshirë Shqipërinë, prek edhe futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp lajmëron të gjithë lëvizjen futbollistike në vend se të gjitha aktivitet që ishin programuar për t’u zhvilluar fundjavën e ardhshme janë anuluar. FSHF thekson se në një moment të dytë, gjatë ditëve në vazhdim, do të mësohet se kur do të zëvendësohen datat e kësaj fundjave, Kjo do të thotë se as skuadrat e Kategorisë Superiore nuk do të zbresin në fushë këtë fundjavë.

Njoftimi i FSHF-së

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë.

Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...