Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Vila: I lumtur për kualifikimin, i duam të dy trofetë

Emiljano Vila, pas kualifikimit ndaj Kukësit, shprehu qartë ambiciet e Teutës për t’i fituar të dy trofetë në emisionin “Gol pas Goli”.

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe kualifikimin, por edhe për golin. Sot luajtëm me 4-3-3, kështu kemi më shumë mundësi për të sulmuar topin. Sulmova portën sot dhe ia dola të shënoja.

Sukses në Kupë edhe këtë vit? Normal jemi në garë për të dy trofetë, do t’u shkojmë në fund. Më vjen mirë që ekipi reagoi sot pas barazimit me Kastriotin.

Vështirësia për të shënuar: “Ne kemi shënuar thuajse në të gjitha ndeshjet, përveçse me Kastriotin. Këtë e kanë të gjitha ekipet, edhe golashënuesi më i mirë është me 10 gola.”

Gjysmëfinalet: “Janë shumë ekipe të forta në gjysmëfinale, të gjitha janë me meritë këtu. Duam t’i shkojmë deri në fund Kupës dhe kampionatit. Edhe Bregu, nëse furnizohet me më shumë topa, bëhet shumë i rrezikshëm. Na ka ndihmuar shumë, si Lorenco Vila në krahun tjetër.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...