Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Villareali godet në merkato, “rrëmben” edhe mesfushorin francez të Valencias

Pasi siguroi një vend në Europa League për sezonin e ardhshëm, Villareali i besoi pankinën një eksperti të këtij kompeticioni si Unai Emery, ndërsa tani po përforcon skuadrën për të konkurruar denjësisht në La Liga dhe Europë.

Kështu vetëm pak ditë pasi morën në huazim një vjeçar talentin japonez të Realit të Madridit, Kubo, drejtuesit e “nëndetëses së verdhë” kanë zyrtarizuar sot një tjetër operacion mjaft të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për blerjen e mesfushorit francez të Valencias, Francis Coquelin, i cili prej ditës së sotme është zyrtarisht një futbollist i Villarealit, skuadër me të cilën ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për 4 sezonet e ardhshme.

Mesfushori 29-vjeçar u bë pjesë e Valencias në verën e 2018-ës dhe në dy sezone në “Mestalla” bëri paraqitje mjaft të mira, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Spanjë, por në fund betejën për shërbimet e tij e fitoi Villareali.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...