Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Villareali vlerëson Carlos Bacca-n, mund ta blejë përfundimisht nga Milani

Carlos Bacca u rikthye në Spanjë, pas një aventure 2 vjeçare në Serinë A, me Milanin. Sulmuesi kolumbian është huazuar te Villareali, skuadër të cilën po e ndihmon shumë në këto javë të para të kampionatit.

Drejtori sportiv i spanjollëve vlerësoi paraqitjet e Baccës dhe pranoi se po konsideron mundësinë e ushtrimit të të drejtës së blerjes.

“Bacca është një sulmues që e ka golin në gjak dhe di të shënojë gjithmonë. Po na ndihmon shumë dhe nëse vijon me këtë formë, është e sigurt që do të ushtrojmë të drejtën e blerjes së plotë të kartonit të tij”, tha Pablo Balaguer, drejtori sportiv i Villarealit.

Carlos Bacca ka luajtur 14 takime me Villarealin, duke shënuar 5 gola dhe asistuar në një tjetër. Kolumbiani është një njohës i mirë i La Ligës, ku ka luajtur më herët me klubin e Seviljes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...