Pas eliminimit në gjysmëfinale të Champions League, ku u mundën me rezultatin e përgjithshëm 5-1 nga Manchester City, te Real Madrid tashmë po vihet në pikëpyetje e ardhmja, më saktë ajo e trajnerit Carlo Ancelotti.
Pas ndeshjes të së mërkurë, sulmuesi i madrilenëve, Vinicius Junior është pyetur nëse tekniku duhet të qëndrojë në krye të stolit të “Los Blancos”.
Lexo edhe:
- Cuadrado: E ardhmja? Jam i lumtur te Juventus
- Ze Maria: Shkojmë në Stamboll me moral të lartë, finalja do të jetë unike
- Chiellini për procesin ndaj Juves: Kishte të drejtë Mourinho…
- Nice me ambicie për sezonin e ri, ish-trajneri i Chelsea pranë emërimit
Braziliani u shpreh i qartë në mendimin e tij dhe theksoi se Ancelotti duhet të vazhdojë të jetë trajneri i Real Madrid.
“Sigurisht që ai duhet të qëndrojë dhe të vazhdojë të jetë trajner i Realit. Sigurisht.”-tha Vinicius Junior.
