Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Vinicius më i miri në botë”, te Barcelona i tremben brazilianit

Në Spanjë, por jo vetëm, po pritet me padurim sfida Barcelona-Real Madrid. Ndeshja më e rëndësishme në La Liga, do të zhvillohet të dielën (21:00) në “Camp Nou”.

El Clasico do të transmetohet në SuperSport 2. Katalanasit kryesojnë kampionatin spanjoll me 9 pikë mbi “Los Blancos”.

Rreziku numër një për skuadrën e Xavit është Vinicius Junior, një kërcënim i vazhdueshëm me “shpërthimet” dhe driblimet e tij.

LEXO EDHE:

Ronald Araujo pritet të marrë detyrën për të frenuar vrullin e brazilianit. Në një prononcim për ESPN, mbrojtësi i Barcelonës u ndal te kundërshtari i tij.

Vinicius Junior është sot për sot për mua lojtari më i mirë në botë në lojën një kundër një. Ai është një futbollist i shkëlqyer.

Unë punoj fort për të dhënë maksimumin tim në ndeshje si kjo ndaj Realit. Ndihem mirë që gjërat po më ecin mbarë.

Duhet ta marrim këtë ndeshje si finale, pasi është një sfidë tepër e rëndësishme”, u shpreh 24-vjeçari uruguaian.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...