Vinicius Junior realizoi një gol fantastik përballë Manchester City, por që nuk shërbeu për t’i dhuruar fitoren Realit në gjysmëfinalen e parë të Champions League.
Sulmuesi brazilian është ngjitur në kuotën e 23 golave sezonalë me “Los Blancos”. 22-vjeçari ishte kërcënimi kryesor i skuadrës së Carlo Ancelottit në takimin kundër kampionëve të Anglisë.
Jamie Carragher është një tifoz i zjarrtë i Vinicius Junior, të cilin e cilëson si një ndër pesë lojtarët më të mirë në planet. Pozicion që mund ta përmirësojë në vazhdim.
Lexo edhe:
- Barazon rekordin e Sir Alex Fergusonit, Ancelotti unik në Champions
- Nga “mrekullia” tek “drama”, Leicester vetëm një hap larg Championshipit
- Manchester United i bindur për partnerin e Rrahmanit, gati të paguajë klauzolën
- “Është tradhtar” dhe “E ka kapur skleroza”, dy legjendat e Brazilit i bën armiq politika
“E thashë përpara ndeshjes se Vinicius është një nga pesë lojtarët më të mirë në botë. Sa herë që e shoh duke luajtur, ai ngjitet nga një pozicion më shumë në listën e më të mirëve.
Nëse do të shënonte dy gola ndaj Manchester City, Vini do të shndërrohej në futbollistin më të mirë në botë”, deklaroi ish-mbrojtësi i Liverpoolit, prej vitesh në rolin e analistit sportiv.
💥 ON LOOP ALL DAY. 🔁
🤯 @ViniJr#UCL pic.twitter.com/OOFZMBOUjR— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 11, 2023
