Sipas një thënieje të vjetër, “nuk mund të qëndrojnë shumë gjela në një kotec”, por nuk mendojnë kështu në dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit. Siç ka mësuar “Radio MARCA”, Vinicius Junior ka një dëshirë të çmendur për të luajtur krah “yjeve” të tillë si Halaand dhe Mbappé, pa harruar dhe Benzemanë.
Është folur shumë se mbërritja e francezit në “Bernabeu” mund të ndalë hovin e brazilianit, i cili do të kalonte në plan të dytë. Nëse shumë mendojnë se Mbappe do ta ulte në stol Vinin, nuk është i këtij mendimi vetë sulmuesi brazilian.
Kështu, u ka thënë njerëzve që ka besim një shprehje që do të thotë shumë: “Dua të sundoj me ta”.
E imagjinoni një treshe të tillë sulmuesish (Mbappe-Haaland-Vinicius)? Vinicius po. Dhe përveç kësaj, ai po i pret me padurim dy “bomberat” e futbollit evropian.