Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Virusi FIFA”, ja sa do të dëmshpërblehet Barcelona për dëmtimin e Araujos

Barcelona ka qenë skuadra më e prekur nga “virusi FIFA” gjatë kësaj pauze të kampionateve për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve. Memphis Depay, Frenkie de Jong, Jules Koundé dhe Ronald Araujo janë lojtarët që janë rikthyer në Barcelonë të dëmtuar. Dëmtimi më serioz është ai i mbrojtësit uruguaian, i cili pas rekomandimit të klubit katalan do t’i nënshtrohet një operacioni.

Dëmtim që do të zgjasë më shumë se 28 ditë, kështu që FIFA do ta kompensojë Barçën derisa lojtari të marrë “ok”-in nga stafi mjekësor dhe të kthehet në stërvitje. Shuma maksimale që do të përfitojë klubi do të jetë deri 20 458 euro në ditë nëse qëndron më shumë se 28 ditë i dëmtuar.

Kjo pasqyrohet në Planin e Mbrojtjes së Klubeve, që është miratuar tri sezone më parë dhe është në fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...