Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Visar Bekaj: Fitorja në derbi, pikë kthese për Tiranën

Visar Bekaj beson se në derbin e radhës do të triumfojë Tirana. Portieri bardheblu, i ardhur nga radhët e Prishtinës, shpreson se ndaj të kuqve do të nisa kthesa e sezonit të Tiranës.

“Çdo lojtar para derbit motivohet vetë. Morali rritet vetë dhe besoj atmosfera është shumë e mirë dhe në maksimum. Të japim maksimumin në këtë ndeshje të dalim me fitore. Nëse e fitojmë derbin me Partizanin dhe do jetë pika e kthesës. Partizani ka shumë lojtarë cilësorë, por derbi është gjë tjetër. Sulmi i Partizanit? Ne e kemi mbrojtjen më të mirë se sulmi i tyre. Ndihem keq për mospraninë e tifozëve, por shpresoj të kthehen sa më shpejt dhe ta ndiej derbin ashtu siç i ka hije.”

Përforcimet në sulm: Jam i kënaqur me mbrojtjen, por në sulm nuk kemi qenë shumë mirë, por besoj se me afrimet e reja do të shënojmë më shumë gola. Do të ishte më mirë të pësonim dy gola në një ndeshje dhe të shënonim tre sesa 0-0. Gjithmonë provoj të jap maksimumin dhe them se paraqitem mirë.

Alban Hoxha: “Është portier shumë i mirë dhe cilësor. Ai vetëm me përvojën që ka, nuk e ka problem të luajë në Kategorinë Superiore. Mund të vjedh diçka te qetësia e tij. Idhull nuk kam askënd, por më pëlqen stili i portierëve gjermanë, Manuel Neuer dhe Ter Stegen.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...