Futboll

Visar Musliu firmos kontratë 2-vjeçare me Shkëndijën

Visar Musliu është zyrtarisht futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Mbrojtësi 23-vjeçar firmosi kontratë dyvjeçare dhe periudhën në vazhdim do jetë në pronësi të plotë të kuqezinjve. Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë gjashtë muajt e kaluar ishte lojtar i Prishtinës dhe te Shkëndija luajti në formë huazimit, duke u bërë pjesë e arritjes historike në fitimin e titullit të kampionit dhe trofeut të Kupës së Maqedonisë. Në gjysmësezonin pranveror me fanellën kuqezi zhvilloi 15-të paraqitje në kampionat, në të cilat shënoi dy gola, ndërsa realizoi 3 gola në kuadër të Kupës, dy prej të cilëve në finale. Fillimisht realizoi në fitoren e thellë 4-0 kundër Vardarit në çerekfinale, ndërsa më pas realizoi dy herë në fitoren 3-0 përballë Pelisterit në finalen të Kupës. ​

Visar Musliu #OneofOurOwn

⚫️ 🔴Visar Musliu 2020 ✍🏻 #OneofOurOwn

Geplaatst door KF Shkëndija op woensdag 13 juni 2018

To Top